20:57 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Capital-T feston ditëlindjen me shumë suksese, bën edhe një ndryshim fantastik në pamje (Foto)

Capital-T feston sot ditëlindjen.

Djaloshi i cili në shumë faza arriti suksesin duke u mbështetur në arritjen e synimeve dhe punën e pandërprerë, tashmë feston ditëlindjen bashkë me shumë fansa të tij anembanë botës. Capital-T ndër vite ka krijuar hite të mëdha muzikore, të cilat bën që ai të jetë ndër reperët më të kërkuar shqiptarë, transmeton Indeksonline.

Reperi Capital-T është në përgatitje të këngëve të reja, përderisa tashmë ka bërë edhe një ndryshim fantastik. Pas një periudhe të gjatë ku Capo shihej me flokë të gjatë, tashmë ai ka vendosur t’i shkurtojë ato, kështu duke u bërë edhe më i pashëm.

Në publikimin e një fotografi të fundit në Instagram, Capital-T tregon qartë se sa me stil di të jetë. Komentet kanë qenë të pafundme, duke uruar më të mirat për të./Indeksonline/