18:23 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Cardi B: Do e marr vajzën kudo me vete, por s`mund ta lë të m`i mjelë gjinjtë (Foto)

Numri një i skenës muzikore botërore, Cardi B shumë shpejtë do të bëhet nënë e një vajze. Ajo bashkë me të fejuarin e saj, Offset, kanë folur rreth vogëlushes që pritet të vijë në jetë.

Ata për magazinën “Rolling Stone” kanë treguar planet që ka Cardi kur ta marrë në krahë foshnjën e saj.

Cardi është shprehur se ka në plan që të voglës së saj t`ia përgatisë dhomën e veçantë dhe ta marrë me vete kudo që shkon, përfshirë këtu edhe turin që e kanë bashkë me këngëtarin Bruno Mars, transmeton Indeksonline.

Ajo, po ashtu ka thënë se nuk do që ta humbë asnjë sekondë të jetës së vajzës së saj.

“Nuk dua që të më mungojnë buzëqeshjet e saja, nuk dua të më mungojë asnjë lëvizje e saj, nuk dua që vogëlushja ime të më përziejë mua me dadon e saj”, është shprehur ajo.

Por, për një gjë Cardi është shprehur skeptike. Çështje e gji-dhënies është paksa problematike, meqë gjoksi i saj është shumë i ndjeshëm.

“Cardi nuk është e sigurtë për gji-dhënien-ajo thotë se i ka gjinjtë tejet të ndjeshëm dhe se nuk mund ta imagjinojë që një bebe t`ia “mjelë” ato – por ajo thotë se do që të jetë afër vajzës së saj gjithë kohës”, citohet në magazinë të ketë thënë Cardi, transmeton Indeksonline.

Offset, emri i vërtetë i të cilit është Kiari Kendrell Cephus, është një hip-hopist amerikan i cili u lidh me reperen Cardi B në vitin 2017. Ai i propozoi asaj gjatë një performance live në Filadelfia të Pensilvanisë.

Në prill të këtij viti, Cardi B ka bërë të ditur publikisht se të dy presin një fëmijë, transmeton Indeksonline.

Offset ka tre fëmijë nga lidhjet e mëhershme, dy djem Jordan dhe Kody, si dhe vajzën Kalea Marie./Indeksonline/