15:26 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Çarja e Vetëvendosjes në Kuvend, e dëshmon edhe kjo foto

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor është takuar sot me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas njoftimit nga Vetëvendosje, në këtë takim është biseduar për situatën politike dhe ekonomike në Kosovë, për të arriturat e shteti të Kosovës në vigjile të 10 vjetori të shpalljes së pavarësisë, si dhe fushat  në të cilat ka nevojë të koncentrojë përpjekjet për zhvillim, transmeton Indeksonline.

Por ajo çfarë bie në sy në këtë takim është se në këtë takim i pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti  ka vendosur që të mos e ketë të pranishëm asnjë nga të larguarit, edhe pse ende figurojnë si deputetë të Vetëvendosjes. Në takim ishin vetëm: Albin Kurti, Fatmire Kollçaku, Glauk Konjufca dhe Arbërie Nagavci./Indeksonline/