14:47 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

CAS-i i përgjigjet të premten, Skënderbeu në ankth

Më 13 prill Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë do të marrë një vendim në lidhje me ankesën e Skënderbeut pas heqjes së titullit kampion për sezonin 2015-2016 nga Komisioni i Etikës në FSHF. Klubi korçar e cilësoi si të pabazuar vendimin e organit juridik të FSHF-së, duke ankimuar çështjen në KAS-in e Lozanës.

Zyra juridike e klubit është e bindur se vendimi i Etikës do të rrëzohet dhe titulli i sezonit 2015-2016 do t’i mbetet klubit të Skënderbeut. Në rast se KAS lë në fuqi vendimin, atëherë me shumë mundësi titulli do t’i kalojë Partizanit, që në atë kampionat e mbylli në vendin e dytë.