09:40 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Casillas kritikon VAR-in, ja si përgjigjet Suarez

Portieri spanjoll, Iker Casillas ka kritikuar mënyrën e referimit në ndeshjen finale të Kupës së Botës.

Portieri i Portos ka thënë se nuk është referuar mirë sidomos te autogoli i Mandzukic.

“Unë sinqerisht nuk e kuptoj shumë mirë përdorimin e VAR. Arbitri sinjalizon një ndërhyrje në Griezmann që nuk është dhe shënohet goli i Francës nga ky aksion dhe asgjë nuk reagon …”, ka shkruar Casillas në Twitter.

Me këtë konstatim është pajtuar edhe sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez.

“Ju jeni të drejtë IkerCasillas dhe përveç se Pogba ishte pozicion jashtë loje”, i është përgjigjur uruguaiani. /IndeksOnline/