23:56 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Castillejo afër Milanit, flet presidenti i Villarreal

Duhet të jetë Samu Castillejo përforcimi i ardhshëm i Milan në këtë merkato vere.

Sipas mediave italiane, transaksioni duket se është në rrugë të mbarë, por pikërisht në këtë kuadër ka folur për Sky Sport edhe vetë presidenti i Villarreal, Fernando Roig Alfonso, pronar i kartonit të sulmuesit anësor.

“Castillejo? Situata e tij për momentin po administrohet nga administratori i deleguar i klubit. Objektivi ynë i vetëm për momentin është që të kemi një skuadër konkuruese dhe të ekuilibruar.

Për momentin nuk mund të them asgjë më shumë, por shpresoj që gjithçka të sistemohet shumë shpejt”, deklaroi presidenti i skuadrës spanjolle të Villarreal që aderon në La Liga.