08:22 / E Diele, 20 Maj 2018

Cavaliers ngushton epërsinë e Boston Celtics, shkëlqen James (Video)

Cleveland Cavaliers ka shënuar fitoren e parë ndaj Boston Celtics.

Nën-kampioni mposhti 116 – 86, Bostonin, duke ngushtuar epërsinë e këtyre të fundit në 2 me 1, shkruan IndeksOnline.

Basketbollisti më i mirë në këtë mbrëmje ishte LeBron James, i cili realizoi pikë të plotë – 27, 12 asistime dhe 5 kërcime.

Për ekipin e Celtics, koshashënuesi më i mirë ishte Tatum, me 18 pikë, një asistim dhe një kërcim.

Ndeshja e radhës zhvillohet më 22 maj./IndeksOnline/