23:22 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Çdo dyshim bie poshtë, David e Victoria Beckam po e festojnë 19 vjetorin (Foto)

Dilemat për një “thyerje” mes tyre janë hedhur poshtë nga vet personazhet e shkrimeve.

David e Victoria Beckam sot po festojnë 19 vjetorin e lidhjes së tyre, shkruan Indeksonline.

Çifti janë shfaqur me gota të verës në duar, ndërsa është Victoria ajo që është treguar romantike.

“19 vite!! Të dua kaq shumë” ka shkruar ajo, transmeton Indeksonline.

Të dy duken për mrekulli afër njëri-tjetrit, e ku nuk mungon as buzëqeshja nga çifti./Indeksonline/