13:23 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018

Çdo e dyta Audi do të jetë SUV

Audi është shprehur i kënaqur me shitjen e SUV, pasi nga fillimi i vitit 2018 ka porositur rreth 287.500 njësi të modelit Q, që është 36,6% e shitjes së përgjithshme të gamës së tij.

Kompania nga Ingolshtati vlerëson se deri në vitin 2025, klasa SUV do të jetë sektori më i rëndësishëm i Audi, e cila do të përfshijë 50% të shitjes së përgjithshme. Modeli më i popullarizuar është Q5 me 24.700 njësi të shitura vetëm gjatë majit dhe 125.750 nga fillimi i vitit në gjithë botën.

Audi në pesë muajt e parë të vitit 2018 ka shitur 258.413 automjete në Kinë dhe çdo e pesta veturë e shitur ishte SUV Q5. Shitja ka shënuar rritje dhe në Amerikën Veriore për 1,6%, derisa në Evropë ka shënuar rënie të ultë.

Temat: