14:54 / E Shtunë, 07 Korrik 2018

Çelet fushata për një sezon turistik të pastër në Shqipëri

Fushata “Smile Albania”, për një sezon turistik të pastër, nisi nga Gjirokastra dhe përgjatë dy muajve do të përshkojë gjithë Shqipërinë.

Zv.ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Ornela Çuçi, e shoqëruar nga grupi i të rinjve të fushatës “Smile Albania”, ka shpërndarë çanta prej bezeje që do të duhet të përdoren në vend të qeseve plastike. Ajo tha se ekipet e të rinjve do të promovojnë Shqipërinë e pastër pa qese dhe ndotje plastike.

Vendimi për largimin e qeseve plastike po has vështirësi në shumë zona dhe duket se po gjen zbatim vetëm në qendrat e qyteteve të Jugut. Zv. ministrja foli edhe për penalitete për ata që ndotin mjedisin dhe hapësirën publike.

Përgjatë fundjavës fushata do të shtrihet në pikat kufitare për të informuar edhe vizitorët të bëhen pjesë e fushatës për Shqipërinë e pastër.