12:25 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Çenari mbërrin në Tiranë! (Foto)

Aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Tiranë, së bashku me bashkëshorten e tij Almeda Abazi.

Një muaj më parë u përhap lajmi se aktori turk do të vinte për herë të parë në Shqipëri, për të marrë pjesë në spektaklin e kërcimit “Dancing with the stars”, që drejtohet pikërisht nga gruaja e tij.

Ndërkohë aktori pritet të takohet me familjarët e Almedës, ndërsa kjo e fundit konfirmoi se Tolgahan do jetë pjesë e “Dancing”, por se çfarë roli do ketë ai në finale, nuk e zbuloi duke e lënë surprizë për të premten.

“Vij për herë të parë në vendin ku jam dhëndër”, është shprehur Tolgahan për “iconstyle.al”.

Image

Image

Image