11:39 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Certifikohen 60 student të UP-së nga Limak, për shërbime të Aeroportit (Foto)

Sot është mbajtur organizimi me rastin e diplomimit të gjeneratës së dytë dhe të tretë të Institutit të Limak për Shërbime Aeroportuale (LIMAK ASI).

60 studentë në edicione të ndryshme kanë mbaruar trajnimet e certifikuara ndërkombarisht të cilët poashtu vizituan aviacionet në Francë dhe Turqi.

Përfaqësuesja e Instituti Limak ASI, ka thënë se janë të kënaqur me të gjithë bashkëpunëtorët me të cilët kanë arritur rezultate të mira.

“Në emër të LIMAK ASI, ju falënderojmë dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj të zhvillohet edhe më tutje. Sot jemi mbledhur për të ju uruar që bashkë të kalojmë kufi të tjerë për ngritjen dhe zhvillimin e aeroportit”, ka thënë ajo.

Ndërsa Drejtori i Aeroportit, Haldun Koktun ka thënë se janë duke vazhduar të japin shërbime të suksesshme dhe se janë krenar që Kosova ka aeroportin më modern në regjion bashkë me dizajnues të një programi shumë të mirë social.

“Jam i nderuar t’u prezantoj me bashkëpunëtorët tanë, këtë gjeneratë të studentëve dhe t’u them se mbështetja juaj shumë e madhe, na bën që të vazhdojmë më tutje”, ka thënë Koktun, shkruan Indeksonline.

Me këtë rast, Kaktun ka shpërndarë mirënjohje për Universitetin e Prishtinës.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, ka thënë se si rektor i Universitetit nuk mund të shijojë sukses më të madh se suksesi i studentëve të përgatitur, si student të dobishëm për shoqërinë.

“E gjithë kjo nuk do të ishte bërë pa partner dhe miq të Universitetit të Prishtinës, të cilët kanë deklaruar gatishmëri për zhvillim profesional si staf kreativ dhe njohuri në punë. E gjithë ky përfitim në njohuri dhe punë i takon Limak-ut, që ka munduar një program fantastik për punë praktike të studentëve,. Përgëzoj mentorët dhe organizatorët nga të cilët do të korurzohet më së miri mundësia e punësimit të studentëve”, ka shtuar Dema.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe zv/ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota.

“Ndjej kënaqësinë se studentët e Kosovës po arrijnë suksese  bashkë me bashkëpunëtorët, të cilëve suksesi nuk u mungon. Prej shumë vitesh ndajmë  përvojë me aeroportin  dhe Limak është një shembull i përbashkët shtetëror për të gjithë njerëzit qëllim mirë”, ka thënë Mujota.

Duhet shtuar se Limak ASI, ka për qëllim përkrahjen e studentëve të fushave të ndryshme në zhvillimin e shkathtësive akademike dhe profesionale përmes trajnimeve profesionale të certifikuara ndërkombëtarisht dhe punësimit të të rinjve.

Studentët që kanë përfunduar me sukses programin, u ofrohet mundësi punësimi në Limak, Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’por edhe tek një numër institucionesh të ngjashme brenda dhe jashtë vendit./Indeksonline/