13:34 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Certifikohen rezultatet për garën e Istogut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi sot rezultatin përfundimtar të rivotimit për kryetar të komunës së Istogut, sipas të cilit Haki Rugova i LDK-së është kryetar i Istogut.

Ai ka marrë 10.033 vota (50.03%), apo vetëm 14 vota më shumë se Gabi Dreshaj i AAK-së (49.97%).

Istogu është komuna e fundit që priste për t’u certifikuar dhe në këtë mënyrë shënohet përfundimi i zgjedhjeve lokale 2017.