10:40 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Çështja e pazgjidhur e shqiptarëve ortodoks në Maqedoni

Në periudhën e Rilindjes Kombëtare, familja Qiriazi është njëra nga familjet që dha kontribut të jashtëzakonshëm, duke shkrirë kështu gjithë pasurinë, intelektin  dhe kulturën për çështjen atdhetare.Nga familja Qiriazi dolën inteketual të mëdhenjë  si: Papashqevi,Sevasti, Kristo, Gjergji dhe Gjerasimi, të cilët ishin bijat dhe bijtë e Maria dhe Dhimitër Qiriazit nga qyteti i bukur i Manastirit.

Në historinë tonë kombëtare Kongresi i Manastirit shënon një triumf për gjuhën shqipe, poashtu është  një kthesë për kulturën dhe çështjen shqiptare në kohëra kur qenia jonë rrezikohej me mosekzistencë në Ballkanin e tërbuar nga pushtuesit sllav dhe turq.

Poashtu, dhuna ndaj themeluesit të Bashkësisë  Fetare Ortodokse të shqiptarëve në Maqedoni, Branko Sinandinovskit  para disa ditësh në Shkup, duhet të dënohet, pasi që të drejtat themelore të njeriut nuk mund të shtypen në asnjë formë, nga cilido regjim apo ideologji prezente.

Vëllëzerit tanë të asimiluar të cilët kanë filluar të deklarojnë rrënjët e origjinës duhet të mirëpriten,të mbrohen dhe të dëgjohen nga institucionet e shteteve shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare pasi që të drejtat bazike ekzistenciale të asnjë individi apo familje të tyre nuk guxojnë të vazhdojnë të shkelen, sepse  janë në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Nga: Jahja Lluka –Këshilltar i Kryeministrit Haradinaj

Temat: