11:43 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Çfarë aksidenti? Shikoni ku është futur makina e një shqiptari

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotshëm në qytetin e Durrësit ku dy automjete janë përplasur mes tyre.

Siç dallohet edhe nga pamjet, njëra prej makinave ka dalë nga rruga, duke u futur kështu në pjesën e trotuarit, konkretisht në mes të këmbësorëve, të cilët prisnin në stacionin e autobusit.

Një gomë shihet në anën tjetër të rrugës, pasi kalon mbikalimin. Nuk dihet nëse ka të lënduar nga kjo ngjarje, pasi ende policia e Durrësit nuk ka bërë një lajmërim zyrtar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Plepat” në qytetin bregdetar.

Temat: