08:04 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të marrë pjesë në aksionin e pastrimit në komunën e Mitrovicës, me ç’rast fillon edhe java e lëvizshmërisë në Kosovë, me rastin e Ditës Botërore pa Makina. (Aktiviteti nis para objektit të Komunës së Mitrovicës)

18:00

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren hap ekspozitën fotografike kushtuar migracionit me titull “Unë jam Shqiptar”, e realizuar në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Kosovës dhe asaj ttë Shqipërisë. (Muzeu Arkeologjik i Regjionit, Prizren).