12:36 / E Hënë, 28 Maj 2018 / k.v

Çfarë duhet të hani për të mbajtur sëmundjen e tiroideve në kontroll?

Çrregullimet e tiroides thuhet të jenë në rritje. Afërsisht, rreth 42 milionë njerëz vuajnë nga lloje të ndryshme të çrregullimeve të lidhura me gjëndrën tiroide, si hipotiroid, hipertiroid, kancerin e tiroides etj.

“Një në 10 të rritur në Indi vuan nga hipotiroidizmi, i cili është tre herë më i zakonshëm tek femrat. Një në çdo tre pacientë diabetik mund të ketë çrregullim të gjëndrrave tiroide dhe 44.3% e grave shtatzëna zbulohen se kanë hipotiroid në tremujorin e parë “, thotë Dr Nidhi Malhotra, Konsulent i Lartë dhe Koordinator për endokrinologji, Spitali Jaypee, Noida.

Kjo sëmundje mund të shmanget mbajtur një dietë të duhur dhe duke praktikuar aktivitet fizik, transmeton Indeksonline.

Kur jemi te ushqimet, preferohet që të hani një vakt të vogël çdo 3 ose 4 orë.

Konsumi i karbohidrateve komplekse sikurse bollguri gjithashtu preferohet për të shmangur këtë gjendje.

Përfshirja e kripës së jonizuar dhe peshkut në dietë për të shmangur mangësinë e jodit është e domosdoshme.

Konsumoni perime me gjethe të errëta, rrush të thatë, kajsi, thjerrëza, sardele, fasule të zeza nëse ke anemi ose mangësi hekuri.

Konsumoni lëngje, 3-4 litra në ditë për të qëndruar të hidratuar.

Konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të produkteve që përmbajnë kafeinë, të tilla si çaji dhe pije të gazuara./Indeksonline/