15:57 / E Premte, 22 Qershor 2018 / k.v

Çfarë e shkakton skuqjen në kyçin e dorës?

Skuqja dhe iritimi shfaqet për arsye të ndryshme. Dora është një vend i zakonshëm për skuqjen sepse lëkura është e ndjeshme dhe e ekspozuar ndaj elementeve.

Skuqjet shfaqen si pasojë e infeksionit, faktorëve gjenetik, ose kontaktit me diçka që shkakton iritim ose reaksion alergjik. Atom und të zhvillohen në pothuajse çdo pjesë të trupit. Njerëzit shpesh mund të përcaktojnë shkakun e një skuqjeje të lëkurës duke shikuar në simptomat e saj specifike, transmeton Indeksonline.

Varësisht nga shkaku, një skuqje që shfaqet në dore mund të ketë një gamë të gjerë simptomash sikurse skuqje, kruarje, dhimbje, ënjtje, fluska, etj.

Një nga arsyet mund të jetë ndonjë reaksion alergjik që shfaqet si pasojë e substanca apo materie të ndryshme.

Gjendja e lëkurës e njohur si ekzema gjithashtu mund të jetë një tjetër shkaktar.

Reaksioni ndaj ilaçeve të caktuara të cilat jeni duke I marrë mund të konsiderohet një tjetër shkak për skuqje apo iritimi të lëkurës së duarve tuaja.

Edhe viruset bakteriale konsiderohen shkaktarë të kësaj gjendje./Indeksonline/

Temat: