21:28 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Çfarë është seksomnia ose seksi i verbër?

Disa individë angazhohen në sjellje erotike gjatë gjumit, gjë që mund të përcaktojë probleme nëse ato gjithashtu përfshijnë një partner shtrati.

Veprimet më të diskutueshme të pandërgjegjshme të kryera gjatë gjumit janë ato të një natyre seksuale.

Këto veprime janë karakteristike për një parasomnia e njohur si “seksomnia”, në të cilën individët “shfaqin vokalizime seksuale, masturbim, përkëdhelje, ose marrëdhënie seksuale gjatë gjumit, pasuar nga amnezi në mëngjes”.

Seksomnia ose seksi i verbër, zhvillohet gjatë fazave NREM të gjumit, dhe sipas një raporti të publikuar në vitin 2015, ‘deri më tani janë dokumentuar vetëm 95 raste klinike’. Autorët e raportit gjithashtu shtojnë se shumica e këtyre rasteve paraqesin që personat e prekur nga seksomnia ishin meshkuj.

Në disa raste, seksomnia është vetëm një dukuri e turpshme, por në shembuj të tjerë ekstremë, personat mund të sulmojnë partnerin në gjumë, për shkak se ata ‘mbeten të pandërgjegjshëm gjatë këtyre veprimeve dhe nuk mund t’i kujtojnë ato në mëngjesin e ardhshëm’.

Ndryshe, seksomnia është gjithashtu shumë e vështirë për t’u studiuar në një periudhë afatgjate, pasi ajo ndodh rastësisht gjatë natës.

Disa nga simptomat e seksomanisë janë frymëmarrja e rëndë dhe shkallë e lartë e zemrës, djersitje, masturbimi, shtrëngimi i legenit, orgazma spontane, nuk reagon ndaj mjedisit të jashtëm gjatë ngjarjeve, të folurit ose ecja në gjumë etj.

Temat: