18:08 / E Martë, 31 Korrik 2018

Çfarë fati, treni e godet veturën në Klinë, shoferi e pasagjeri shpëtojnë pa asnjë lëndim

Nezir Mehmetaj dhe bashkëshortja e tij janë dy fatlumë të mëdhenj pasi që kan arritur të shpëtojnë nga një aksident i frikshëm.

Treni ka goditur dje veturën e tyre në fshatin Jagodë të Klinës, por për fatin e mrekullueshëm që të dy janë gjallë dhe pa asnjë lëndim, shkruan Indeksonline.

Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë.

Meritat më të mëdha për këtë i ka gjiganti i veturave, Mercedes duke treguar se është një nga veturat më të sigurta./Indeksonline/

Temat: