19:37 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Çfarë ndodh me të vërtetë kur të moshoheni? 5 mitet që nuk janë aspak të vërteta

Njerëzit mbi moshën 65 vjeç përbëjnë një përqindje shumë më të madhe të popullsisë globale së ndonjë herë më parë.

Meqë kjo plakje e shoqërisë në të vërtetë u ngrit në shekullin e kaluar, nuk është befasuese që shumë nga ata që mendojnë se dinë për plakjen, nuk e kanë në të vërtetë.

“Faktet” rreth plakjes i përshkruajnë njerëzit si më pak të aftë, më pak të gjallë, më pak fleksibil, më pak seksualë dhe më pak të përmbushur.

Por sa prej këtyre fakteve janë reale!

Dana Rosenfeld, një sociologe nga Universiteti Keele, ka hetuar këto pesë “besime”.

Ulja e libidos dhe aktivitetit seksual

Kjo nuk është e vërtetë. Nivelet e hormoneve ndryshojnë me moshën, por kjo nuk do të ulë domosdoshmërish epshin.

Në të vërtetë, për gratë, epshi rritet pas menopauzës.

Kufizimi tek njerëzit e moshuar mund të ulet nga sëmundjet kronike (si diabeti dhe sëmundjet e zemrës), efektet anësore të ilaçeve dhe hidhërimet martesore dhe mërzia.

Pra, zvogëlimi i dëshirës seksuale në pleqëri shpesh vjen nga ngjarjet dhe rrethanat tjera, jo nga ndryshimet fizike që vijnë me moshën.

Funksionimi i trurit zvogëlohet për shkak të moshës

As kjo nuk është e vërtetë. Neuronet tona punojnë ndryshe në moshën e shtyrë, dhe njerëzit e moshuar mund të kenë vështirësi në të menduarit dhe në kujtesën.

Por, si te seksi, këto aftësi ndikohen fuqishëm nga rrethanat tona shoqërore.

Për shembull, aftësitë mendore janë të lidhura ngushtë me marrëdhëniet shoqërore dhe aktivitetin fizik dhe mendor.

Për shkak se ne nuk mund të ndryshojmë rrethanat tona shoqërore, kështu ne kemi mundësi të kompensojmë efektet fizike të plakjes në aftësitë tona mendore.

Ju bëheni më konservator

Nuk është ashtu. Imagjinoni dhjetë persona: një i moshës dhjetë, një 20 vjeçar, dhe një 30 vjeç, e kështu me radhë.

Më i vjetri është më pak liberal sesa 60 vjecari, i cili është më pak liberal sesa 40 vjeçari e kështu me radhë.

Pra kështu mund të arrijmë në përfundim se njerëzit bëhen më konservator me moshën.

Jeni më pak të lumtur

Për fat të mirë, as nuk është e vërtetë.

Njerëzit në moshë ë të re mund të jenë të ekspozuar ndaj ngjarjeve stresuese më shumë se njerëzit që janë më të moshuar që janë në pension për shkak se ata nuk kanë pengesa të tilla si periudhat e papunësisë apo pagat.

Së dyti, sa më i moshuar që të bëhemi, aq më shumë tentojmë të përqendrohemi tek kujtimet pozitive dhe kjo do na bëjë të ndihemi më mirë emocionalisht.

Sistemi juaj imunitar dobësohet

Këtu luan një rol shumë të madh ushqyerja.

Nëse kur jemi të rinj keq-ushqehemi sigurisht që kjo do të ndikojë sa më të moshuar që jemi.

Për këtë është mirë që të kemi shumë kujdes sa jemi të rinj se çfarë hamë dhe kjo do të luajnë shumë rol edhe kur të plakemi./Indeksonline/