07:28 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Çfarë ndodh pas shtatë ditësh nëse nuk ndërroni mbulojat

Mbulojat e shtratit në të cilin flini, çdo mbrëmje është shumë më i ndotur se sa mendoni – mund të përmbajnë një mori kërpudhash, bakteresh, djersë dhe pluhur.

Pastroni rregullisht pjesën rreth shtratit, lani mbulojat e shtratit tuaj në temperatura të larta, mundësisht çdo shtatë ditë, dhe lani pizhamet tuaja rregullisht çdo tre ditë.

Në të kundërtën, bakteret dhe kërpudhat që jetojnë në shtrat mund të shkaktojnë infeksione serioze në këmbë.

Bëni dush para se të shkoni në shtrat. Mbajini lecka të lagështa në kabinetin e natës dhe nëse keni një qen apo mace, vendosni një batanije të veçantë për ta dhe lani atë çdo shtatë ditë. Ndërrimi i mbulojave të shtratit nuk është vetëm çështje e higjienës, por mund të ndikojë edhe në evitimin e rreziqeve shëndetësore, thonë mjekët.

Temat: