22:54 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Çfarë po ndodhë me Chelsean? (Video)

Dy humbje radhazi në Premierligë, çfarë po ndodhë me Chelsean?

Blutë e Londrës pësuan humbjen e dytë rresht në Premierligë. Ana e Antonio Contes u deklasua 4 me 1 nga Watfordi, shkruan IndeksOnline.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Deeney. Në minutën e 82’të skuadra e Chelseat barazoi me anë të Eden Hazardit. Por në minutat 84’të, 88’të dhe 90’të, skuadra e Watfordit shënoi tri herë tjera me anë të, Janmaat,Pereyra dhe Deulofeu.

Kujtojmë se Chelsea ishte me një futbollist më pak në fushë, pasi Bakayoko ishte larguar me të kuq në minuten e 30’të.

Chelsea mbetët në pozitën e katërt me 50 pikë, një më pak se vendi i pestë Tottenham Hotspur. Kurse Watfordi në 26-xhiro grumbullon 30 pikë në pozitën e 11’të./IndeksOnline/