16:52 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Çfarë po ndodhë me të ardhmen e Ismet Munishit?

Asesi të ambientohet siç duhet në ndonjë klub kosovar.

Bëhet fjalë për Ismet Munishin, trajnerin e mirënjohur kosovar, i cili së fundmi u largua nga Besa.

Arsyet e largimit të Munishit nga klubi pejan ishin për shkak se klubi nuk mbajti premtimet ndaj tij.

Dhe kështu, Munishi tani ka filluar me punën e një analisti sportiv në njërin prej emisioneve kosovare, shkruan IndeksOnline.

Image result for ismet munishi

Por, çfarë do të ndodhë në të ardhmen te karriera e Munishit?

IndeksOnline ka kontaktuar ish-trajnerin e Hajvalisë për ta pyetur në lidhje me klubin e tij të ardhshëm.

Pas qarkullimit të zërave në lidhje me interesimin e disa klubeve kosovare për Munishin, ky i fundit thotë se nuk ka pasur diçka konkrete.

”Bisedime ka pasur nga disa klube, megjithatë me asnjëren prej tyre nuk kam biseduar konkretisht”, tha Munishi shkurt për IndeksOnline.

Image result for ismet munishi

Mbetet të shihet në vazhdim se cilin klub do ta marrë në drejtim trajneri i shumë skuadrave të njohura kosovare./IndeksOnline/

Temat: