18:08 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Çfarë prezantimi, skuadra franceze e prezanton blerjen me ”Kiki Challenge” (Video)

Mesfushori francez, Remy Cabella edhe zyrtarisht është larguar nga klubi i Marseilles.

Cabella ka arritur marrëveshje me klubin tjetër francez, Saint-Etienne, ku sot është bërë edhe prezantimi i tij.

Pas një jave me negocioata, Saint-Ettiene dhe Marseille më në fund ka arritur marrëveshje edhe për çmimin e transferimit – 5 milionë euro plus 1 milionë euro bonuse.

Ndërsa, krejt çfarë na intereson neve është prezantimi brilliant i tij te skuadra e tij e re.

Ideja e kujt ishte nuk dihet, por Cabella është prezantuar te skuadra e re me trendin e fundit, ”Kiki Challenge”.

Për më shumë, ju ftojmë që ta shikoni videon e mëposhtme./IndeksOnline/