10:23 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Çfarë recitali! 3 gola, 30 goditje, 11 në portë …

Real Madrid i këtij viti duket të jetë edhe më i frikshëm. Në ndeshjën e mbrëmshme, nga fillimi deri në fund, pa marrë parasysh se goli erdhi shumë vonë, domini i madrilenëve ishte absolut.

Me ndeshjën e mbrëmshme, janë 13 sezone të njëpasnjëshme që fituan ndeshjën e parë të fazës grupore. Pa Cristianon, por me një mësues si Luka Modric, i cili edhe në ndeshjën ndaj Romës tregoj që është i denjë për të fituar të gjitha cmimet e mundshme.

Në 20 minutat e para Real Madridi ishte në gjendje të krijonte deri në 8 shanse të pastra, me angazhimin e komplet lojtarëve, ashtu sic kërkon Lopetegui.

Madrilenët kishin plot 30 goditje, 11 prej tyre në portë. Real Madrid në fund kishte një posedim të topit prej 59% dhe 639 pasime, gati dy herë më shumë Roma të cilët nuk mund të bënin lojë pas asaj linje presioni të urdhëruar nga Lopetegui dhe sigurisht me Casemiron në fushën, i cili liron vend për Modric dhe Kroos, me 46 topa të rikuperuar. /IndeksOnline/