10:20 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Çfarë roli luan insulina në imunitet?

Insulina ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe njerëzit, trupat e të cilëve nuk prodhojnë insulinë të mjaftueshëm, ose janë rezistentë ndaj saj, janë të ekspozuar ndaj diabetit dhe obezitetit.

Kohët e fundit, specialistë nga Instituti i Kërkimeve Spitalore të Përgjithshme të Torontos (TGHRI) në Kanada kanë hetuar ndikimin e insulinës në sistemin imunitar, transmeton Indeksonline.

Dr. Sue Tsai dhe ekipi panë se njerëzit me diabet të tipit 2, ose me obezitetin që i vendos në rrezik të diabetit, kanë përgjigje shumë më të dobëta imune ndaj infeksioneve dhe patogjenëve në krahasim me njerëzit e shëndetshëm.

Një përgjigje e shpejtë dhe efektive e imunitetit është jetësore për sa efektivisht trupi mund të shkatërrojë viruset dhe për të luftuar infeksionet, prandaj është e rëndësishme të kuptojmë se cilët faktorë kontribuojnë në sistemin imunitar të dobësuar.

“Lidhja midis insulinës dhe sistemit imunitar nuk është e qartë,” thotë Dr. Tsai, “është interesante të mësohet se qelizat imune, të cilat kërkojnë energji dhe ushqyes për funksionimin e duhur, ashtu si të gjitha qelizat e tjera në trup, gjithashtu rregullohen nga sinjale metabolike nga insulina”.

Rezultatet e studimit të ri tani shfaqen në revistën ‘Cell Metabolism’./Indeksonline/