16:22 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Challandes po “fle”, Sheffieldi e konfirmon pjesëmarrjen e Nuhiut në miqësoret e Kosovës (Foto)

Pasi Federata e Futbollit të Kosovës dhe trajneri i saj, Bernard Challandes ende nuk e kanë zbuluar listën për miqësoret e muajit maj dhe qershor, këtë gjë po e bëjnë klubet ku luajnë futbollistët kosovar, shkruan IndeksOnline. 

Klubi gjemran, Werder Bremenit, sot zyrtarisoi ftesën e Milot Rashicës për këto miqësore. Tani vjen radha edhe e Sheffield Wed…, klubit anglez që sipas një postimi në rrjetet sociale e konfirmon ftesën e Atdhe Nuhiut për ndeshjet miqësore.

28-vjeçari shënoi nëntë gola në tetë ndeshjet e fundit për klubin e tij nga Champioship.

Kosova do t’i luaj dy miqësore, më 29 maj kundër Shqipërisë në Cyrih dhe më 3 qershor ndaj Bregut të Fildishtë./IndeksOnline/