16:12 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Championship: Anulohet një ndeshje, kjo është arsyeja (Foto)

Takimi mes Nottingham dhe Barnsley e vlefshme për xhiron e 40’të në Championship është anuluar.

Shkaku i anulimit ishte shiu, i cili po bie pa ndërpre, transmeton IndeksOnline.

Nottingham gjendet në pozitën e 16’të me 46 pikë, kurse Barnsley rrezikon rënien nga Championshipi, pasi ka mbledhur vetëm 34 pikë dhe gjendet në pozitën e 22’të./IndeksOnline/