20:06 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

“Che Fox Bar” pikë referimi në qendrën turistike në Brezovicë (Foto-Video)

Che Fox bar i cili tani ka mbushur 10 vite të funksionimit të tij, është bërë një pikë referimi në qendrën turistike në Brezovicë.

Një kasolle prej druri, një pritje e ngrohë nga stafi, një kuzhinë e mirë dhe pije pa fund janë këto gjërat kryesore që bëjnë pjesë në kërkesat e turistëve të cilët preferojnë “Che Fox  Bar” kur vizitojnë bukuritë natyrore të Brezovicës.

Gjatë ditës këtë bar e preferojnë mjaft shumë edhe familjarët për shkak të hapësirës dhe kuzhinës me një meny të pasur.

Ndërsa të shtunave duke filluar nga ora 21:00, me digjej të njohur, Che Fox ofron muzikë duke i argëtuar pafund të rinjtë që qëndrojnë deri në orët e hershme të mëngjesit.

“Che Fox” është vendi ku ndihemi si në shtëpinë tonë falë pritjes së ngrohët të menaxherit dhe stafit, shërbimi nga të cilët është shumë në nivel. Gjithashtu muzika është thjeshtë fantastike, “më mirë nuk ka se si të bëhet”, thonë mysafirët që ishin prezent.

Ndërkaq menaxheri i këtij lokali, Lorik Hajrullahu është shprehur tejet i kënaqur me punën, shërbimin dhe frekuentimin tejet të madh nga mysafirët që vizitojnë qendrën turistike të Brezovicës e që në fund të ditës destinacioni i tyre është Che Fox bar.

“Lokali prapa meje ka 10 vjet që ka filluar punën e tij, dhe sezoni është duke shkuar shumë mirë, Che Fox është duke u pëlqyer shumë nga turistat. Sivjet kemi filluar pak më herët sezonin, sepse turista kemi shumë gjithashtu të shumtë në numër janë edhe ata që vijnë nga Shqipëria. Gjithashtu kemi një kuzhinë shumë të mirë me një meny të pasur ku na bënë mjaftë të pëlqyer këtu në rajon. Zakonisht çdo të shtune organizojmë mbrëmje me digjej nga Prishtina prej më të mirëve që ekzistojnë. Këto organizime fillojnë nga 21:00 dhe zgjasin deri në ora 5 ose 6:00 të mëngjesit”, ka thënë menaxheri.

Hajrullahu ka treguar për risinë më të re që pritet t’i shtohet këtij lokali, një podium i cili do të tërheq më shumë aktivitete sezonin e ardhshëm në të cilën do të përformojnë shumë digjej. /Indeksonline/