15:54 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Chelsea – Blanc, afër marrëveshja?

Skuadra e Chelseat është duke hulumtuar për një menaxher. Blutë e Londrës ende nuk e kanë shkarkuar trajnerin, Antonio Conte por kjo siç duket është vetëm çështje orësh.

Sipas “Sky Sport”, Chelsea ka arritur marrëveshje me zëvendësuesin e Contes, i cili do të jetë, Laurent Blanc, transmeton IndeksOnline.

Blanc pritet që të nënshkruaj një kontratë një vjeçare me klubin nga Londra.

Siç duket Chelsea nuk ka arritur marrëveshje me Maurizio Sarrin, për të cilin duhet paguar plotë 8 milionë euro.

52-vjeçari nga Franca, ka menaxhuar vetëm tri ekipe gjatë karrierës si trajner; Bordeaux, Kombëtaren e Francës dhe Paris Saint Germain./IndeksOnline/