17:00 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Chelsea dhe Drogba ia bëjnë bajat Arsenalit: E quajnë fëmijë (Foto)

Skuadra e Chelseat është treguar superiore në rrjetet sociale.

Dje më 17 qershor ishte dita e babait “Father’s Day”, dhe klubi i Arsenalit vendosi ta uronte këtë ditë përmes rrjeteve sociale.

Por, administratori i faqes zyrtare të “Topçinjve” në fund të tekstit vendosi një rreth me ngjyrë të kaltërt.

Për këtë, reagoi klubi i Chelseat të cilët përmes një komenti iu referuan klubit si fëmijë të tyre. “Faleminderit djali im! Shumë dashni”.

Nuk mungoi edhe komenti i Didier Drogbas, i cili shkroi “Më uroni edhe mua”.

Nuk ka pasur reagim nga Arsenali, por kjo është cilësuar si shakaja e ditës nga tifozët ane mbanë botës./IndeksOnline/