12:06 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

“Chelsea është shtëpia ime”!

N’Golo Kante, mesfushori francez edhe njëherë tjetër e ka konfirmuar të ardhmen e tij.

Futbollisti thotë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Blutë e Londrës gjatë kësaj vere, transmeton IndeksOnline.

26-vjeçari i transferuar nga Leicester City për në “Stamford Bridge” po bën paraqitje fenomenale dhe shumë me të drejtë është futbollisti më i mirë në Premierligë.

Ai është duke u kërkuar me ngulm nga super klubet europiane, si Barcelona, PSG, Manchester United dhe Real Madrid.

“Unë jam në shtëpi. Është klubi im, unë jam lojtar i Chelseat. Ky është viti im i dytë në Chelsea. Viti i kaluar ishte fantastik, pasi ne festuam titullin. Këtë vit isha pjesë e Ligës së Kampionëve, dhe tani po luftojmë për të arritur pozitën e katërt”, ka thënë Kante.

Francezi ka tri vite kontratë të mbetura me Chelsean, ai fiton rreth 150 mijë funta në javë, kurse klubi londinez nuk e ka ndërmend ta shet atë./IndeksOnline/