08:50 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Chelsea futet në garë për mbrojtësin e Atletico Madrid (Foto)

Skuadra e Chelseat është futur në garë për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit, Stefan Savic.

Savic, mbrojtësi malazez është duke u kërkuar nga shumë klube, në veçanti nga Juventusi. Por, në këto momente, Blutë e Londrës tani i prinë garës, transmeton IndeksOnline.

27-vjeçari u transferua në Atletico Madrid në vitin 2015 nga Fiorentina. Që tri sezone, mbrojtësi ka zhvilluar afro 80 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola.

Savic e njeh mirë Premierligën, pasi në sezonin 2011/12 ka zhvilluar 12 paraqitje dhe ka shënuar një gol me ekipin e Manchester Cityt.

Mbetët të shihet se ku do të shkoj Savic. Lojtari mund të merr mendime nga bashkëlojtarët, si Costa dhe Luis – që të dy ishin pjesë e klubit nga Anglia./IndeksOnline/