13:46 / E Premte, 22 Qershor 2018 / k.v

Chelsea gati të paguajë klauzolën për Manolas

Chelsea është gati të vendosë një përforcim masiv në mbrojtje dhe është një lojtar të cilit Antonio Contes i pëlqen.

Njëri ndër lojtarët që skuadra londineze është e interesuar për blerjen e tij dhe pritet të largohet nga Roma është, Kostas Manolas.

Ndërsa Roma ka bllokuar çdo përpjekje për negociata atëherë duket se Chelsea është gati të paguajë klauzolën e lirimit prej 38 milionë euro.

Ndërkohë Manolas thuhet se kërkon disa ditë për të shqyrtuar mundësitë e tij ku sipas raporteve do të bashkohej me Antonio Rudiger, Marquinho dhe Mehdi Benatia./Indeksonline/