20:57 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Chelsea pa probleme ndaj PAOK-ut, fiton në Selanik

Chelsea e ka filluar me fitore sezonin e ri edhe në Europa League përballë PAOK-ut.

Ndeshja e zhvilluar në Selanik, i takoi Chelseat, skuadër e cila fitoi me rezultat, 1-0.

Golin e vetëm dhe të fitores për mysafirët e shënoi Willian pas shtatë minutash lojë.

Deri në fund të takimit, Chelsea apo grekët nuk arritën të shënonin duke e përmbyllur ndeshjen me rezultat, 0-1.

Përndryshe, vlen të përmendet se Chelsea mbetet e pamposhtur ndaj skuadrave greke në të gjitha garat – 3 fitore, 2 barazime dhe asnjë humbje.

Dy rivalët tjerë të Chelseat në grupin L, Vidi dhe BATE Borisov u përballën dhe takimi përfundoi, 1-1./IndeksOnline/

Temat: