20:56 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Chelsea të hënë prezanton blerjen e re nga Roma

Referuar raportimeve nga mediat italiane, Chelsea do të njoftojë të hënën blerjen nga Roma të mbrojtësit Emerson Palmieri.

“Blutë e Londrës” kanë insistuar të sigurojnë firmën e mbrojtësit gjatë të gjithë merkatos së dimrit dhe sipas “Gazzetta dello Sport”, kampionët në fuqi të Premier League do ta prezantojnë përpara publikut lojtarin e tyre të ri në fillim të javës. Një blerje që kushtoi £18milionë, plus £4milionë në bonus.

Njëlloj si Palmieri, edhe shoku i tij i skuadrës te Roma, Edin Dzeko mund të jetë drejt rrugës së tij për në “Stamford Bridge” me Chelsean të gatshëm të paguajë £44milionë për dyshen.

 

Temat: