11:54 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Chevrolet zhgënjen maraklitë, modeli ri nuk ofron versionin manual

Disa detaje të çmuara janë zbuluar për HSV Chevrolet Camaro, por specifikimet e reja që shfaqen në faqen e internetit të HSV (Holden Special Vehicles) duket se tregojnë se coupe agresive do të jetë vetëm automatik.

Camaro 2SS do të vijë me transmision automatik me 8 shpejtësi, që përputhet me një motor 6.2 litërsh me injektim direkt V8.

Besohet se makina do të jetë në gjendje të prodhojë 339 kW dhe 619 Nm të cift rrotulluesit.

Poashtu, Camaro është i pajisur 4 pistonë frena Brembo para dhe prapa.

HSV nuk ka konfirmuar çmimet lokale, megjithëse Motoring.com.au raporton se pritet t’i vendsoet një cmim rreth 80,000 dollarë. IndeksOnline/