20:02 / E Shtunë, 07 Korrik 2018 / indeksADMonline

Chrissy Teigen s’ka komplekse, publikon foto duke i dhënë gji djalit

Modelja Chrissy Teigen para ca kohësh u bënë prindër për herë të dytë, duke sjell në jetë një djalë.

Teigen që është e martuar me këngëtarin John Legend, njihet si një ndër nënat e famshme që i përkushtohet më së shumti familjes, shkruan Indeksonline.

Ajo nuk ka komplekse dhe në profilin e saj në Instagram publikon foto nga më të ndryshmet.

Sonte ajo publikoi një foto ku shihet duke i dhënë gji djalit të vogël, derisa në gjirin tjetër ka një lodër kukull të vajzës së madhe.

Teigen thotë se me këtë gjest po ndjehet sikur të kishte lindur binjakë. /Indeksonline/