08:39 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

“CIA e di se kush e vrau Ivanoviqin”

Analisti më i njohur serb i çështjeve ushtarako-politike, Miroslav Lazanski ka dhënë një deklaratë të ndjeshme sa i përket zhvillimeve të fundit.

Ai ka thënë për mediat serbe se CIA, e di se kush e ka vrarë liderin e SDP-së në veri të Kosovës, Oliver Ivanoviq, transmeton Indeksonline.

“Nëse vrasësit e Ivanoviqit nuk zbulohen kjo do të thotë vetëm një gjë, që ky vrasës gëzon mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Lazanski. /Indeksonline/