11:51 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018

CIA e FBI porosi amerikanëve: Mos i përdorni këta telefona

Krerët e gjashtë agjencive të inteligjencës amerikane kanë paralajmëruar se qytetarët amerikanë nuk duhet të përdorin produktet dhe shërbimet e gjigantit të teknologjisë, Huaweii. Shefat e inteligjencës e bënë rekomandimin gjatë një seance dëgjimore të Komisionit të Inteligjencës të Senatit.

Inteligjenca amerikane paralajmëron se ka informacione të sigurta se modeli dhe shërbimet e Huaëeeit cënojnë privatësinë dhe politikat amerikane.

Madje thuhet se agjensitë e inteligjencës do të urdhërojnë ndërprerjen e kontratave të kësaj kompanie kudo që janë në Amerikë./Indeksonline/