14:03 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

CIA në duart e një femre, Amerika e merr këtë vendim të madh për të parën herë

Gina Haspel është bërë femra e parë në historinë amerikanë që do të jetë në krye të CIA-s. Vendimi sapo është marrë nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Pak minuta pasi Trump e emëroi ish drejtorin e deritanishëm të CIA-s, Mike Pompeon si sekretar të ri të shtetit, menjëherë e ka gjetur zëvëndesuesen, shkruan Indeksonline.

“Kam kënaqësinë të njoftojë se Gina Haspel do të bëhet drejtoresha e parë e CIA-s dhe gruaja e parë që do ta mbajë këtë pozitë. Urime për të gjithë” njofton Trump./Indeksonline/