12:02 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

CIES: Harry Kane më i shtrenjtë se Lionel Messi! (Foto)

Sipas studimit të fundit të “Football – Observatory” CIES, del se Harry Kane është lojtari më i shtrenjtë në treg.

Ylli i Tottenham Hotspur ka shënuar 24 gola vetëm në Premierligë, dhe për shkak të formës së tij fantastike tani është një prej lojtarëve më të kërkuar në tregun e sotshëm, shkruan IndeksOnline.

Por, nëse një skuadër shpreh interesim për anglezin, atëherë ata duhet t ‘paguar plotë 198 milionë euro.

Madje Kane është futbollisti më i shtrenjtë se Lionel Messi, i cili aktualisht kushton 197 milionë euro.

Vendin e tretë e nxë Dele Alli, i cili kushton plotë 171 milionë euro. Rritje të madhe ka pasur edhe golashënuesi më i mirë në Premierligë për momentin, Mohamed Salah. Nga 50 milionë në 163 milionë euro.

Kujtojmë se për Harry Kanen janë të interesuar shumë klube, përfshi: Bayern Munchen (Bundesliga), Manchester United (Premierligë), Paris Saint Germain (Ligue 1) dhe Real Madrid (La Liga)./IndeksOnline/