16:24 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Çifti që as vullkani nuk i ndaloj të bënin fotografitë e dasmës (Video)

Martesa e tyre ka pasur një fillim shpërthyes.

Një çift filloj jetën e tyre martesore në një mënyrë shpërthyese kur një vullkan shpërtheu në sfondin e fotografive të tyre të dasmës, me rezultate mahnitëse, transmeton Indeksonline.

Arlo Gerald De La Cruz dhe Maria Hussa Maica Nicerio u martuan të enjten në Albay të Filipines.

Mali Mayon filloi të shpërthente në fillim të këtij muaji, teksa një alarm ishte lëshuar ku u bë dhe evakuimi i mijëra njerëzve nga zona e rrezikut prej pesë miljesh.

Megjithatë e gjithë kjo ndodhi nuk e ndaloj çiftin që të bënin ditën e tyre më të rëndësishme shumë të bukur./Indksonline/