15:16 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

‘Çika Çika’, kënga shqiptare më e dëgjuar në Gjermani (Foto)

‘Çika Çika’ mban titullin projekti i përbashkët muzikor i Ardian Bujupit dhe Xhensila Myrtezajt.

Kjo këngë brenda javës u shëndrrua në hit dhe u bë një nga këngët më të dëgjuara.

Ndërsa përveç trevave shqipfolëse kjo këngë po dëgjohet edhe në Gjermani, madje po kryeson në kanalin ‘Youtube’ sa i përket këngëve shqip në këtë shtet. Këtë e ka bërë të ditur këngëtari Bujupi përmes llogarisë së tij Instagram.

Ndryshe ky projekt në kanalin ‘Youtube’ deri më tani ka marrë 7.2 milion klikime në kanalin ‘Youtube’./Indeksonline/