20:59 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Cilat kombëtare do të kualifikoheshin pa sistemin VAR në Botëror? Ja analiza

Aplikimi i VAR në Kupën Botërore të Rusisë 2018 nuk ka ndikuar në rezultatet dhe tabelën në të gjitha grupet.

Ky është konstatimi i analistëve i prezantuar sot në një konferencë nga FIFA.

Gjyqtarët dhe analistët kanë konstatuar se përdorimi i VAR ka rritur përqindjen e suksesit në vendimet e gjyqtarëve në 99.3% gjatës fazës së parë të Kupës së Botës.

Në 48 ndeshjet e grupit, video VAR u përdor 17 herë, në 14 prej të cilave vendimi fillestar u ndryshua .

Në total ka pasur 335 lëvizje të diskutueshme që u shqyrtuan nga asistentët.

Grupi që ka përdorur VAR-in më së shumti, ai ku ishin Spanja, Portugalia, Maroku e Irani./Indeksonline/

Temat: