12:02 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Cili është trajtimi më i mirë për kancerin e gjirit?

Pasi një grua të jetë diagnostikuar me kancer të gjirit, rekomandohet mundësia e duhur e trajtimit bazuar në fazën e sëmundjes. Këto përfshijnë kirurgji, terapi rrezatimi, kimioterapi, terapi hormonale dhe terapi tjera.

Kirurgjia është trajtimi standard për kancerin e gjirit që përpiqet të ruajë indet e shëndetshme të gjirit sa më shumë që të jetë e mundur.

Terapia e rrezatimit synon që nëpërmjet rrezatimit të shkatërrojë qelizat kancerogjene të gjirit.

Kimioterapia është një tjetër metodë e zakonshme e trajtimit për kancerin që përdor një kombinim të barnave të fuqishme për të shkatërruar qelizat e kancerit në rritje të shpejtë në trup. Ilaçet ose merren në formë orale venoze, transmeton Indeksonline.

Terapia hormonale zvogëlon dhe pengon rritjen e hormoneve në trup, të cilat luajnë një rol në avancimin e disa llojeve të kancerit të gjirit.

Një nga pyetjet më të zakonshme në lidhje me trajtimin e kancerit të gjirit është nëse ndonjë nga metodat mund të ndihmojë për të trajtuar kancerin? Përgjigjja është JO! Metodat e trajtimit të lartpërmendura përshtaten nga onkologët sipas intensitetit dhe fazës së kancerit të gjirit. Prandaj, nuk mund të thuhet se një nga opsionet e trajtimit është më e mira për kancerin e gjirit pasi konsiderohet në bazë të faktorëve të shumtë.

Në fazat e hershme, kirurgjia dhe terapia e rrezatimit mund të ndihmojnë, por nëse kanceri është përhapur në indet përreth, mund të merren parasysh kimioterapia dhe rrezatimi. Në fakt, terapia kombinuese është ajo që funksionon më së miri për të trajtuar kancerin. Për më tepër, ekzistojnë disa pacientë me kancerit të gjirit për të cilët janë të nevojshme të pesë llojet e kombinimit/Indeksonline/