14:00 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Çiljeta flet më në fund për dasmë

Çiljeta së fundmi ka folur për planet e saj për dasmën.

Këngëtarja shqiptare është shprehur se ka shumë dëshirë që të martohet buzë detit.

Çiltjeta Xhilaga është një prej këngëtareve më të dashura për publikun shqiptar.

Ajo vjen ndryshe në çdo klip dhe kjo ka bërë që njerëzit ta duan akoma më tepër.

Së fundmi në një rrëfim për revistën “Who” Çili ka treguar shumë gjëra nga jeta e saj që nuk i dinte askush.

Për më tepër ajo ka folur edhe për planet e saj të dasmës. “Ëndërroj çdo ditë për një dasmë buzë detit, diku larg ku të jem vetëm unë, ai dhe njerëzit tanë të dashur”, ka thënë ajo.

Prej disa kohësh këngëtarja është në një lidhje me futbollistin Alban Hoxha, dhe tashmë e kanë pranuar publikisht.