09:31 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Cincinnati Masters: Djokovic & Halep arrijnë në çerekfinale

Simona Halep dhe Novak Djokovic e ka arritur çerekfinalen e Cincinnati Masters pavarsisht problemeve të shumta me kushtet atmosferike.

Tenistja numër një në botë, Halep e mposhti australianen, Ashleigh Barty me rezultat, 7-5, 6-4 dhe kishte vetëm disa orë para përballjes me ukrainasen, Lesia Tsurenko.

Kampioni i Wimbledon 2018, Djokovic mposhti tenistin nga Bullgaria, Grigor Dimitrov me rezultat, 2-6, 6-3, 6-4.

Djokovic më pas pritet të luajë me kanadezin, Milos Raonic.

Ndërsa, zvicerani, Roger Federer e mposhti tenistin nga Argjentina, Leonardo Mayer (6-1, 7-6, 8-6) për ta arritur çerekfinalen./IndeksOnline/