11:34 / E Hënë, 21 Maj 2018

Çipat e Intelit do të lëvizin 8 milionë makina autonome

Mobileye, divizioni i Intel për automjete autonome, nënshkroi një kontratë për sigurimin e teknologjisë autonome për tetë milionë makina për “prodhuesit evropiane”, transmeton Reuters, duke cituar një zyrtar të kompanisë.

Intel ka konfirmuar këtë marrëveshje për faqen Mashable, edhe pse kushtet e kontratës dhe identiteti i prodhuesve të veturave nuk janë zbuluar. Kushtet e kontratës do të bëhen publike në vitin 2021, kur do të lansohet çipi i ri EyeQ5 Intel projektuar për të drejtuar automjete plotësisht autonome.

Intel ka konkurruar gjatë me Nvidia dhe AMD për të ofruar çipa për furnizimin e automjeteve autonome. Në fund të vitit të kaluar, Nvidia u konsiderua prodhuesi dominues. Mobileye është duke punuar me disa prodhues, duke përfshirë General Motors, Nissan, Audi, BMW, Honda dhe Fiat Chrysler, si për të siguruar furnizimin e niveleve të ndryshme të teknologjisë autonome.

Kontrata e këtij niveli është një sinjal i qartë për kompani të tjera që prodhojnë çipa për vetura autonome se duhet të bëjnë të mirën e tyre për të konkurruar Intelin, transmeton KosovaPress.